Lajme

Rikthehet stabiliteti në KEK (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 14 September 2017

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj edhe sonte në orët e vona kanë zhvilluar takim me banoret e fshatit Shipitullë dhe Hade.

Haradinaj dhe Gjukaj kanë arritur marrëveshjen për zgjedhjen e shqetësimeve të tyre.

Falë këtij takimi, është arritur marrëveshja që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantojë furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

-Advertisement-

“Me sonte kemi lajme të mira, kemi stabilitet dhe siguri të furnizimit për sezonin. Energjia është vitale për pjesën dërmuese të vendit”, ka thënë mes tjerash Gjukaj.

Ndryshe, ka disa ditë që banorët e Shipitullës kanë protestuar duke u përpjekur të pengojnë punën e ekskavatorëve të KEK-ut, të cilët sipas tyre kanë hyrë, kundërligjshëm, në zonën që i rrezikon ata dhe familjet e tyre.

Sipas banorëve që ende jetojnë pranë mihjes sipërfaqësore të thëngjillit, këta ekskavatorë nxorën thëngjill në zonën 120 metra larg shtëpive, ndërsa sipas tyre, ata duhet të punojnë në zonën e sigurisë prej 250 metrash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera