Lajme

Rikthehet sistemi TIMS në 2 sportele të Rinasit pas sulmit kibernetik

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 10 September 2022

Dy sportele në pikën e kalimit kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.

Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemin në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport

-Advertisement-

“Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, – thuhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS, shkruan Euronews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera