Sport

Rikthehet Seedorf..! Dëshiron ta udhëheqë një skuadër (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 13 September 2017

Clarence Seedorf dëshiron të jetë përsëri trajner ani pse ‘magjia’ e tij në stolin e Milanit nuk zgjati shumë, transmeton ORAinfo.

Ish-mbrojtësi holandez zëvendësoi Massimiliano Allegri si bosi i Rossonerëve, por u shkarkua e vendin e tij e zuri, Pippo Inzaghi pas sezonit 2014-15.

-Advertisement-

“Unë isha një trajner në Itali. dhe ne e bëmë mirë. Për fat të keq nuk zgjati shumë. Ne do të shohim nëse ka një mundësi, unë jam duke kërkuar për një projekt interesant. Bota e futbollit gjithnjë lëviz më shpejt, shpresoj që të mund të kthehem në stol.

Fillimi i sezonit të Serie A ka qenë pozitiv. Pak do të kuptojmë bilancin e vërtetë, do të shohim se kush mund të ketë një sezon të mirë dhe kush do të luftojë “. tha Seedorf në paraqitjen te Sky-it./ORAinfo/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera