Lajme

Rikthehet moti me diell, ky është parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 29 September 2021

Parashikohet që pas ditës së enjte të rikthehet moti me diell në Kosovës, shkruan Prishtina Weather.

Ky është parashikimi i plotë:

Mbeten kushte për shi edhe ditën e enjte. Në fundjavë pak më ngrohtë me kthjellime dhe diell.

-Advertisement-

29.09.2021 – Të enjten mbeten ende kushte për të reshura shiu, derisa edhe temperaturat pësojnë një rënie. Riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe të premten në mëngjes, e gjatë ditës vranësirat fillojnë të shpërndahen.

Nga fundjava dhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet përmirësim i motit, do të mbajë mot paksa më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme, mirëpo herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare.

30.09 – Kryesisht me vranësira dhe më freskët. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë.

1.10 – Në pjesën e parë të ditës vranësira, e herët në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu. Pasdite vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell.

2.10 – Kryesisht me diell. Mëngjesi i ftohtë, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.

3.10 – Kryesisht me diell, ditën më ngrohtë.

4.10 – Vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin nga 13C në 5C ditëve të fundjavës, derisa ato maksimale, pas rënies ditën e nesërme në 17C, në fundjavë rriten deri në 21C, e të hënën edhe 23C.

Era do të fryjë nga verilindja 3-8m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në ditët e ardhshme, e nga fundjava në rënie, por se mbetet mbi vlera të larta..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera