Sport

Rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në program, vëmendja në Bergamo

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 10 December 2024

Sonte (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve.

Si në xhirot e kaluara ashtu edhe tani, spektakli është i garantuar për tifozët e futbollit ku do të ketë disa ndeshje mjaft të forta.

Përballja më interesante është ajo mes Atalantas dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Gewiss Stadium’ me fillim nga ora 21:00.

-Advertisement-

Një tjetër sfidë e fortë pritet të jetë ajo mes Bayer Leverkusenit dhe Interit, kryesisht për shkak të lojës që zhvillojnë të dy ekipet, pasi janë në një pozicion të favorshëm në tabelë.

PSG-ja në anën tjetër që nuk di për fitore në Ligën e Kampionëve që katër ndeshje, do ta ketë duelin me Salzburgun në Austri që ka rëndësi jetike për ta.

Nga klubet tjera të mëdha, Liverpooli do të jetë mysafir i Gironas në ‘Montilivi’, teksa Bayerni do të luajë si mysafir i Shakhtar Donetsk.

Çiftet:

18:45 Girona – Liverpool

18:45 Dinamo Zagreb – Celtic

21:00 Atalanta – Real Madrid

21:00 Bayer Leverkusen – Inter

21:00 Brest – PSV

21:00 Club Brugge – Sporting Lisbon

21:00 Leipzig – Aston Villa

21:00 Salzburg – PSG

21:00 Shakhtar Donetsk – Bayern Munich

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera