Rozë

Rikthehet historia me Beartin, Tea flet për lidhjen me të

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 18 September 2021

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Olesa, Fatma, Tea dhe Krista kanë diskutuar për ndryshimin mes njohjes dhe lidhjes.

Fatma dhe Olesia ishin me mendimin se në momentin që del me një person quhet lidhje dhe jo më njohje. Në anën tjetër Tea dhe Krista kanë pohuar se ato nuk quajnë një lidhje 2-3 mujore por e quajnë njohje.

“Unë mund ta puth, mund të frekuentohem, por nuk jam e lidhur”– ka thënë Tea.

-Advertisement-

Menjëherë Fatma e ka ngacmuar për marrëdhënien me Beartin dhe e pyet nëse ka qenë lidhje me të apo njohje.

“Me Beartin kemi qenë në lidhje, diku tek 5-6 muaj”- ka thënë Tea.

Kjo është hera e parë që Tea flet hapur për të pas ndarjes.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera