Lajme

Rikthehet fushata për bojkot të produkteve serbe

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 08 November 2021

Ka rinisur fushata për bojkot të produkteve serbe, i bashkohen rreth 20 mijë qytetarë.

Gjenden pothuajse në çdo raft të maketeve në vend.

Mirëpo barkodi i këtyre produkteve, dikujt ia kujton personat që kanë humbur gjatë kohës së luftës.

-Advertisement-

E pikërisht përmes rikujtimit të humbjeve të mëdha e dëmeve që ka shkaktuar shteti serb në Kosovë, këtë herë është rinisur një fushatë për bojkot të prodhimeve serbe.

Esat Shala është vetëm njëri nga qytetarët i cili i është bashkuar thirrjes për bojkot të prodhimeve të Serbisë.

Ai përmes publikimit të videove dhe provave që ka mbledhur për vite ka një mesazh për qytetarët.

Tutje Shala pohoi që përmes blerjes së produkteve po e fuqizojmë Serbinë.

Mirëpo përkundër herëve tjera, kësaj radhe po vrehet një organizim më i madh i fushatës për bojkotim të produkteve serbe.

Burim Piraj, biznesemen i njohur e udhëheqës i kësaj nisme tregon edhe arsyet pse është e nevojshme të mos blihen prodhimet e shtetit serb.

Piraj shton se Qeveria do të duhet të ndërmarrë hapa për ta parandaluar shitjen e tyre.

Madje ai rithekson se nuk duhet të harrohet e kaluara e shtetit të Kosovës.

Përveç tyre mendim që ky bojkot është dashur të bëhet qysh moti, kanë edhe disa qytetarë.

Madje disa nga ta kanë edhe shembuj që shteti mundet të jetë prijës i bojkotit.

Fushatës deri më tani i janë  bashkuar rreth 20 mijë qytetarë.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera