Lajme

Rikthehet flamuri kombëtar i cili u hoq sot në hyrje të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 27 Janar 2018

Flamuri kombëtar i cili u hoq në hyrje të Prishtinës, është rikthyer prapë, në vendin ku ka qenë më parë.

Sot në mëngjes flamuri kombëtar ishte hequr nga shtiza duke u zëvendësuar me një flamur që simbolizon ‘offside’, në futboll.

Këtë e kishte bërë artisti, Driton Selmani pa lejen e komunës.

-Advertisement-

Ndërsa këtë veprim ai e kishte cilësuar veprës artistike për të shprehur realitetin që përshkruan situatën politike, ekonomike dhe sociale.

Lidhur me këtë, pati reagime nëpër rrjete sociale.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje protestës artistike siç e ka quajtur ai largimin e flamurit kuqezi dhe vënien e një flamuri tjetër – atij të offside.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy