Lajme

Rikthehet faqja e Hashim Thaçit që u hakua një ditë para marshit të 2 prillit

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 14 April 2023

Faqja zyrtare në facebook e ish presidentit Hashim Thaçi duket se është kthyer sërish pasi u hakua me 1 prill, vetëm 1 ditë para marshit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së, ku pritej të fillonte gjykimi i tyre në Hagë.

Faqja është kthyer sërish siç ishte me emrin “Hashim Thaçi” dhe është kthyer edhe fotografia që ishte në profil para se facebooku të hakohej.

-Advertisement-

Dyshimet për hakimin e kësaj llogarie erdhën pasi iu ndërrua fotografia e profilit si dhe emri iu ndërrua nga “Hashim Thaçi” në “Hashim”.

Vjedhjen e faqes së ish presidentit, Thaçi e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, pasi rasti u raportua nga ish këshilltari i tij, Adil Behramaj./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera