Lajme

Rikthehen zjạṛṛẹt në Prevallë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 17 August 2024

Zjarret në malet e Prevallës u shuan disa ditë më parë.

Në aksionin për fikjen e zjarreve morën pjesë qytetarë të thjeshtë, zjarrfikës, forca të KFOR-it e edhe të FSK-së.

Mirëpo, duket se situata sërish është përkeqësuar.

-Advertisement-

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se zjarri sërish është aktivizuar.

“Kemi informata që zjarri në Prevallë është aktivizuar prapë”, tha Byqyti.

Tutje, zyrtari policor tha se shtabi emergjent janë duke u marr me zjarrin, ndërsa policia ka shkuar për asistim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera