Sport

Rikthehen të dëmtuarit e Liverpool, vetëm sulmuesi humbet “finalen”

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 10 May 2019

Liverpool u prek nga një “epidemi” dëmtimesh në javët e fundit, teksa në gjysmëfinalen e Champions League, ndaj Barcelonës në “Anfiled” luajti pa tre lojtarë titullarë: Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Naby Keita.

Ndërkohë që listës së dëmtimeve nga ndeshja e dytë iu shtua edhe Jordan Henderson dhe Andy Robertson.

Nga të gjithë këta të dëmtuar, vetëm Naby Keita është zyrtarisht jashtë për këtë sezon.

-Advertisement-

Nga Liverpool sot kanë ardhur informacione të reja, teksa në ndeshjen e fundit në Premier League, atë ndaj Wolves, që do të tentojnë të fitojnë dhe të shpresojnë të mos fitojë Manchester City ndaj Brighton, që të shpallen kampionë në Angli.

Për sfidën ndaj “Ujqërve” Jurgen Klopp do të ketë në dispozicion Salah, Robertson dhe Henderson. Ndërkohë që Firmino do të jetë sërish jashtë, për shkak të një problemi muskulor, me shpresën për të qenë në 100% për finalen e Champions League ndaj Tottenham.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera