Rikalo vazhdon punën si ministër, nuk i bindet Listës Serbe
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 07 April 2018
Pavarësisht se Lista Serbe ka paralajmëruar largimin nga ekzekutivi dhe në Kuvend kanë zënë ulëset e opozitës, ministra nga ky grup parlamentar po vazhdojnë punën në ministri.
Nenad Rikalo është ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga Lista Serbe e i cili po e vazhdon punën si ministër.
Zyrtarë nga kjo ministri për “Zërin” kanë bërë të ditur se ministri Nenad Rikallo, i cili vjen nga Lista Serbe dhe kabineti i tij po e vazhdojnë punën normalisht.
Në anën tjetër, të pyetur se si është e mundur që zyrtarë nga Lista Serbe pavarësisht dorëheqjes ende vazhdojnë të punojnë, zyrtarë nga Qeveria kanë deklaruar se tërheqja e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës nuk është definitive.
Sipas zyrtarëve nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, kjo çështje është lënë anash nga Qeveria dhe se në ditët në vijim do të duhet të arrihet një marrëveshje.
E krejt kjo sipas analistëve politikë po shihet si tentim nga ministri Nenad Rikallo për përfitime personale, pasi që tani është edhe koha kur ndahen subvencionet nga Ministria e udhëhequr nga vetë ai.
Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj, për “Zërin” ka konfirmuar se deri të enjten ministri Nenad Rikalo dhe kabineti i tij kanë shkuar në punë dhe puna ka vazhduar normalisht.
“Dje e kam parë, ndërsa sot jo, nuk e kam parë. Ne kabineti i ministrit e zëvendësministrat jemi duke e vazhduar punën normalisht”, ka thënë Kilaj.
Në një përgjigje kthyer nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se shpresojnë që Lista Serbe ta rishqyrtojë vendimin e saj për kthim në Qeveri.
“Qeveria e Republikës së Kosovës beson që Lista Serbe do ta rishqyrtojë me kujdes pozicionin e saj”, thuhet në përgjigjen e kthyer nga Qeveria.
Po ashtu ata kanë konsideruar se largimi i Listës Serbe nga ekzekutivi nuk është vendim definitiv. “Tërheqja e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës është çështje në proces, që nuk ka marrë karakter definitiv”, thuhet më tutje në përgjigje.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Besa Gaxheri, për “Zërin” ka bërë të ditur se ky komision ende nuk ka diskutuar lidhur me çështjen e largimit të ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mirëpo ka konfirmuar se në ditët në vijim në Komision do të bisedohet edhe për këtë çështje.
“Në lidhje me vendimin e ministrit Rikallo për vazhdimin e punës ne nuk kemi diskutuar në Komision ende. Po i shohim rrjedhat politike si po ndodhin javën e ardhshme, pastaj normal që duhet të fillohet marrja edhe me këto çështje”, ka thënë Gaxheri.
Ajo po ashtu ka shtuar se këto tema janë anashkaluar nga Qeveria e Kosovës, që sipas saj po merret me “tema të mëdha”.Sipas analistit politik Mazllum Baraliut, gjithë këto veprime Lista Serbe po i bën për interesa personale, ashtu sikurse edhe shkuarja e ministrit Rikallo në punë, pasi që tani është periudha e ndarjes së subvencioneve.
“Natyrisht që mund të jenë interesat e donacioneve, subvencioneve dhe të tjera interesa të Listës Serbe, të cilët luajnë lojën e dyfishtë, në njërën anë kanë proklamuar tërheqjen nga Qeveria, në anën tjetër vazhdojnë të jenë aty përveç të tjerash edhe për shkak të interesave të komunitetit të tyre, të interesave politike, por edhe të interesave financiare”, ka thënë ai.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...