Lajme

Rikalo: Me hyrjen në qeveri do të luftojmë për programin e Listës Serbe

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 09 September 2017

Lista Serbe do të hyjë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, në krye të së cilës pritet të jetë Ramush Haradinaj, kanë vendosur sot deputetët e Listës Serbe pas takimit me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Siç është thënë në konferencën për media në Beograd, Lista Serbe do të ketë Ministrinë për Kthim, Bujqësi dhe Administratën e Pushtetit Lokal, si dhe gjashtë ndihmës të ministrave, shkruajnë mediat serbe.

“Me hyrjen në qeveri do të kemi rastin që të luftojmë për programin e Listës Serbe”, tha kandidati për ministër Nenad Rikalo. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq tha se qëndrimi i Serbisë ndaj Ramush Haradinajt nuk do të ndryshojë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera