Lajme

Rihapet tregu i veturave

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 17 January 2021

Tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë rifilloi punën këtë të diel.

Përveç shitësve të veturave, ata të kafshëve e gjërave ushqimore zunë tezgat e tyre, pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë këtë fundjavë në mesin e masave tjera lehtësuese kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.

Pazaret do të mund të punojnë vetëm me 40 përqind të kapaciteteve, por kjo po u mjafton shitësve, të cilët i gëzoi ky vendim.

-Advertisement-

Të përmalluar për të blerë në vende të tilla janë edhe qytetarët të cilët thanë se një lehtësim i masave është dashur të bëhet shumë më herët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera