Lajme

Rihapen xhamitë në Shqipëri: Rregullat e reja që duhen zbatuar nga besimtarët

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 18 May 2020

Pas më shumë se dy muajsh, rinis aktiviteti festar në të gjitha xhamitë e vendit. Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar rihapjen e gjithë xhamive shoqëruar me masat e reja që duhet të zbatohen nga çdo qytetar për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Përveç faktit që të gjitha xhamit duhet të dezinfektohen para se të vizitohen nga besimtarët, masat e tjera janë:

1- Marrja e abdesit në shtëpi

2-Mbajtja e maskës dhe dorezave

3-Çdo besimtar duhet të marrë me vete një sexhade personale

4-Gjatë ritualeve duhet të ruhet distanca fizike

5- Ndalohet përdorimi i tualeteve

6-Personat me simptoma nuk lejohen të hyjnë në xhami, po ashtu edhe ata me sëmundje kronike.

7- Nuk lejohen grupimet e moshave nën 12-vjeç si dhe mosha mbi 65-vjeç.

8-Hyrje-dalja në xhami të mos bëhet në grup.

Të tjera