Rozë

Rihanna shkëlqen në premierën e filmit “Ocean’s 8”

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 07 June 2018

Anëtaret kriminale të kastit të “Ocean’s 8” janë shfaqur siç dinë më së miri në premierën e filmit të tyre në New York.

Rihanna kishte një dukje fantastike përplot shkëlqim, në një fustan nga koleksioni “The Hunger” i Clare Waight për Givenchy. Waight ishte edhe dizajnerja e fustanit të nusërisë të Meghan Markle.

Dukjen e saj këngëtarja dhe aktorja e përfundoi me produktet e kozmetikës nga linja e saj Fenty Beauty përderisa kishte vendosur aksesorë nga Bvlgari.

-Advertisement-

Rihanna gjithashtu përshtati edhe ngjyrën e manikyrit të saj me dukjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera