Rozë

Rihanna refuzon të këndojë në Super Bowl!

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 20 October 2018

Rihanna u largua nga Super Bowl (një nga eventet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara) në shenjë proteste. Këngëtarja ishte kontaktuar për të kryer “show” gjatë pushimit, por nuk pranoi në solidaritet ndaj ish-mbrojtësit Colin Kaepernick. Lojtari i Ligës Kombëtare të Futbollit ishte sportisti i parë që qëndroi ulur gjatë himnit, në shenjë proteste kundër racizmit dhe dhunës së policisë.

Kaepernick ishte i pari sportist i futbollit amerikan i cili u ul në njërin gju gjatë ekzekutimit të himnit amerikan, në shenjë proteste ndaj brutalitetit të policisë dhe diskriminimit e pabarazisë racore dhe presidenti Donald Trump e ka sulmuar ashpër.

NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) zgjodhën këngëtaren 30-vjeçare që të ishte interpretuesja në “Super Boël” e vitit të ardhshëm në Atlanta, por ajo i refuzoi duke dalë hapur kundër qëndrimeve të NFL lidhur me këtë rast. Siç bën të ditur “Us Weekly”, Maroon 5 ishte emri i dytë i përzgjedhur dhe mësohet se grupi pop-rock i Adam Levine pranoi me shumë entuziazëm.

-Advertisement-

Kaepernick (30 vjeç) është ish-lojtar i San Franciscos, i cili në gusht 2016, para një ndeshje miqësore, qëndroi ulur në himnin kombëtar. Një gjest për të protestuar kundër diskriminimit dhe dhunës kundër zezakëve në Shtetet e Bashkuara, që i kushtoi kushtonin atij (që atëherë ai ka mbetur pa skuadër). Të tjerë kanë ndjekur shembullin e tij në bejsboll dhe sporte të tjera, dhe disa lojtarë kanë filluar ta dëgjojnë ulur himnin amerikan, duke i dhënë jetë lëvizjes së ashtuquajtur “take a knee” (të “gjunjëzuar”).

September 14, 2018 – New York City, New York, USA – 9/13/18.Rihanna at Rihanna”s 4th Annual Diamond Ball held at Cipriani Wall Street in New York City..(NYC) (Credit Image: © Starmax/Newscom via ZUMA Press)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera