Rozë

Rihanna: Refuzoj të vesh rroba të mërzitshme shtatzënie!

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 13 April 2022

Rihanna na ka mahnitur të gjithëve me pamjen e saj të guximshme dhe plot stil gjatë shtatzënisë.

Ajo njoftoi se ishte në pritje të ëmbël me partnerin e saj A$AP Rocky në janar, dhe fansat u mahnitën me zgjedhjen e saj të bluzave, fustaneve të tejdukshme veshjeve ekstravagante plot zinxhirë dhe ngjyra të forta. E njëjta gjë ndodhi edhe intervistën në Vogue ku ajo u shfaq e veshur me një fustan me dantella në ngjyrë të kuqe zjarri dhe doreza të ngjashme nga AlaIïa.

“Kur kuptova se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk ka shans të shkoj të blej rroba materniteti. Më vjen keq, është shumë argëtuese të vishesh seksi. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon”, tha ajo për Vogue.

-Advertisement-

Historia e kopertinës vjen më pak se tre muaj pas fotove të para publike të Rihanna-s si nënë e ardhshme, ku ajo dhe A$AP Rocky pozuan në Harlem, ndërsa ajo kishte veshur një pallto vintage Chanel, të zbërthyer nga fundi, mexhinse dhe një rrip tip zinxhir Chanel përreth barkut. Që atëherë, ajo ka përdorur çdo paraqitje publike për të debutuar me një veshje të re mbresëlënëse.

Rihanna u shfaq në sfilatën e Gucci në Milano me një bluzë latex dhe një pallto leshi ngjyrë vjollcë, e ndjekur nga Dior në Paris, ku veshi një fustan të zi dantelle me cizme lëkure.

“Për mua ai fustan është në fakt gjëja më e afërt me rrobat e shtatzënisë që kam veshur deri më tani. Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk ka pse të ndjej turp për këtë”, tha ajo. “Kjo kohë duhet të jetë për t‘u festuar. Pse duhet ta fshihni shtatzëninë tuaj Pse të vishni rroba të mërzitshme?”, tha Rihanna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera