Rozë

Rihanna nuk e harron miqësinë e fëmijërisë-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 20 August 2018

Dihet tashmë që kudo që shkel këngëtarja e famshme Rihanna përbën lajm dhe tërheq maksimalisht vëmendjen. Kësaj here ajo është fotografuar në Barbados, ku ka qenë e ftuar në dasmën e mikes së saj të fëmijërisë.

Kjo tregon se këngëtarja me famë botërore është një mike shumë e mirë dhe nuk e harron miqësinë e vjetër, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet. Rihanna ka shkëlqyer me një fustan blu teksa ishte edhe mes shoqërueseve të nuses.

Kohët e fundit ajo po shijon edhe suksesin e linjës së saj të grimit, prej së cilës ka fituar një shumë të konsiderueshme parash. Revista “Vogue” raporton se ajo vetëm brenda pak ditësh pas hedhjes në treg të kësaj linje, ka mundur të mbledhë 40 milion dollarë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera