Rozë

Rihanna dëshiron fëmijë, me ose pa partner!

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 30 March 2020

Rihanna dëshiron 3 deri në 4 fëmijë brenda 10 viteve të ardhshme, dhe thotë se madje ka në plan të krijojë një familje vetë, nëse nuk e takon partnerin e duhur deri atëherë.

Krijuesja e hitit ‘Work’ mund ta shohë veten si nënë e disa fëmijëve brenda dekadës së ardhshme, dhe ka thënë që madje planifikon të krijojë një familje vetë.

Ajo u pyet se ku e sheh veten pas 10 viteve, dhe tha se do të ketë 3 ose 4 fëmijë.

-Advertisement-

Rihanna madje tha se këtë gjë do e bëjë vetë, nëse nuk do e gjejë deri atëherë personin e duhur.

Por për këtë ka marrë kritika të shumta duke i thënë se zvogëlohesh si nënë nëse nuk ka baba në jetën e fëmijëve tuaj.

Por përgjigja e këngëtarës është që rëndësi ka vetëm lumturia.

‘Lumturia është e vetmja gjë që krijon lidhje të shëndetshme midis prindit dhe një fëmije’, ka thënë Rihanna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera