Rozë

Rihanna bëhet mësuese në Afrikë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 08 June 2017

Në muajin janar, ikona e muzikës pop, Rihanna ka vizituar një shkollë në Malaë për të mësuar më shumë rreth sfidave të edukimit me të cilat përballe studentët atje.

Përpos që këngëtarja njihet për muzikën e saj në të gjithë botën, ajo është e njohu edhe si një humaniste e madhe dhe themeluese e Fondit Humanitar Clara Lionel për të ndihmuar edukimin e nxënësve në zonat më të varfëra.

Gjatë vizitës së saj në Malawi, Rihanna është paraqitur edhe në tabelën e zezë duke i mësuar të mësojnë matematikë dhe të lexojnë, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Është shumë e rëndë që këta fëmijë duhet ta ndërpresin shkollimin, janë kaq të mençur. Të gjithë këtu mësojnë së bashku. Është e rëndë që kjo eksperiencë duhet të mbarojë këtu, ata do të mund të arrinin shumë më shumë nëse do të vazhdonin shkollimin”, ka thënë këngëtarja në një video të postuar.

Qëllimi i këngëtares së muzikës popishte të ndihmonte liderët botëror që të mbledhin 3,1 miliardë dollar për të ndihmuar Fondin që bashkëpunon me Ministritë përkatëse ne 89 shtete për të ndihmuar edukimin e fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera