Rigjykimi: Ish-ministri Ivan Todosijeviq dënohet me 1 vit burgim

Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 19 October 2022
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar ish-ministrin e Administratës dhe Pushteti Lokal, Ivan Todosijeviq, me një vit burgim për nxitje të urrejtjes, përçarje, mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli, ka paraqitur aktgjykimin ku sqarohet se pse Todosijeviq është gjetur fajtor, njofton Klankosova.tv.
“I akuzuari Ivan Todosijeviq është fajtor, sepse në periudhën kohore derisa ishte në pozitën e ministrit të Admnistratës dhe Pushtetit Lokal në qeverinë e Republikës së Kosovës me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, ashtu që më datën 24.03.2019 në rrugën “Kral Milotini” në Zveçan në cilësi të pjesëmarrësit dhe të folësit në tubimin e mbajtur për përkujtimin e viktimave të NATO-s shprehet “Reçaku u shpik në Kosovë e Metohi dhe ishin ata terroristët shqiptarë që shpikën të gjitha këto. Kryen krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi për të cilat askush deri më sot nuk ka marrë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë….”.
“2, 3, 4, 7, 8, 9, 10, 17, 21, 41, 43, 45, 73 dhe 147 paragrafit 1 të KPRK neni 365 të KPPRK gjykon të akuzuarin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në afatin e paraparë ligjor”.
Ivan Todosijeviq, që nuk ishte i pranishëm në këtë seancë gjyqësore, është dënuar edhe me paushallin gjyqësor prej 100 eurosh, dhe me 50 euro në emër të Fondit të Viktimave të Krimit, në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e këtjj aktgjykimi.
Ish-ministri nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim në shkallë të parë në fund të vitit 2019 pasi e kishte cilësuar trillim Masakrën e Reçakut. Veç Themelores, 2 vjetët me burg ia kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.
Por, avokatët e Todosijeviqit kishin parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme ku më pas kolegji i kësaj të fundit vendosi ta kthejë çështjen në rigjykim.
Ish-deputeti i Kuvendit dhe ish-ministri i Pushtetit Lokal, më 24 mars të vitit 2019 në Zveçan, ishte pjesë e përkujtimit të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ku kishte deklaruar se Masakra e Reçakut ishte shpikur dhe përdorur si arsye për bombardimet.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...