Rigjykimi i rastit të Marigona Osmanit a mund të ulë dënimet e të akuzuarve?
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 25 February 2024
Me duartrokitje ishte mirëpritur dënimi me burgim të përjetshëm i Dardan Krivaqës, të akuzuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit.
Por, shumëkush mbeti i habitur të premten kur Gjykata e Apelit vendosi ta kthejë rastin në rigjykim, ku pos Krivaqës ishte i dënuar edhe shoku i tij, Arbër Sejdiu, me 15 vjet burgim.
“Ka pas prova ma shumë sesa që duhet të ketë në mënyrë që institucionet të marrin vendimin e duhur që është dashur me marr karshi këtij rasti. Kështu që rasti i Marigonës nuk është dashur të kthehet në rigjykim. Ne kemi shpresuar se Apeli vetëm do ta fuqizojë vendimin e Gjykatës Themelore, ashtu që rasti të shkojë në Supreme dhe vendimi të kthehet i plotfuqishëm”.
“Kështu që, në asnjë moment nuk e kemi pritur se ky rast do kthehet në rigjykim mirëpo sido që të jetë, ne presim që dënimi të jetë maksimal”, ka thënë Besarta Brezhnica nga RRGK-ja.
Por, një vendim i tillë sipas avokatit Arbër Jashari merret në baza faktike.
“Zakonisht, kur ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale ose vërtetim jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike, atëherë Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim. Siç thash edhe më herët, rastet kur Apeli i kthen lëndët në rigjykim nuk janë të shpeshta, diku 11-12 për qind e të gjitha rasteve penale që vijnë me ankesë”, ka sqaruar Jashari.
Nisja e procesit nga zeroja sipas avokatit, mund të sjellë ndryshime në lartësinë e dënimeve.
“Mund të jap një vendim krejt ndryshe nga ajo që e ka marrë herën e parë, ose mund ta marrë sërish vendimin e njëjtë mbi dënimin ose mund ta marrë ndonjë vendim që është më i lehtë, eventualisht më i ashpër, varësisht nga rrjedha e procedurës”.
“Mirëpo, në rastet kur ankesë ka bërë vetëm i pandehuri, atëherë gjykata edhe në rigjykim nuk mund të marrë vendim më të disfavorshëm sesa që ka marrë herën e parë”, ka shtuar Jashari.
Sipas vendimit të Apelit, të akuzuarit mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.
Lidhur me vendimin, RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë edhe me familjarë të së ndjerës, por ata kanë qenë të pa qasshëm.
Në gusht të vitit 2021, Marigona Osmani ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt, nga dy të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...