Lajme

Rifat Jashari me familje mysafirë special në seancën solemne të Kuvendit me rastin e vizitës së Tony Blair

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 10 June 2024

Së bashku me familjen, Rifat Jashari është i ftuar special në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës që është organizuar për pritjen e ish kryeministrit britanik, Tony Blair.

Blair tashmë ka nisur fjalimin e tij përballë deputetëve dhe të ftuarve në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka përgëzuar shtetin e Kosovës për punët e mira derisa ka folur edhe për guximin e madh të popullit kosovar për të ngritur zërin fuqishëm gjatë luftës.

-Advertisement-

Blair para seancës solemne është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera