Lajme

Riemërimi i Vitisë si ministër i shëndetësisë, Haxhiu ka një pyetje për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 26 December 2022

Deputeti i Partisë Demokratike i Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se riemërimi i Arben Vitisë si Ministër i Shëndetësisë është vazhdim i degradimit të shëndetësisë. Shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka pyetur Kurtin se a ka dhënë dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit?

“Me riemrimin e Arben Vitisë, LVV vazhdoi degradimin e shëndetësisë duke e vendosur pozitën e ministrit të shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat. Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit? Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?!”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera