Lajme

Ridvan Berisha: Albin ndali zagartë!

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 24 June 2021

Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka reaguar pasi në grupin “mekryeministrin” është shkruar për të dhe familjen e tij dhe institucionet ku janë të punësuar.Sipas tij, këto shkrime po i bën vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.

Ai i ka quajtur “zagarë” ata që po i bëjnë këto shkrime, derisa i ka bërë thirrje kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që t’i ndalë.

Tutje, Berisha ka aluduar se në RTK ka të punësuar edhe nga Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Albin ndali zagarte! Ka mbaru fushata, me t’thane te drejten seriozisht m’boni ndere Fitore Pacolli qe e ke angazhu vllain me luajt rolin e Berias e te Gebellsit apo te ajetullaheve. Veç azhurnone listen se i keni me bollek edhe kontigjentin tuaj ne RTK”, ka shkruar Berisha./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera