Rozë

Ricky Martin konfirmon se është martuar me të dashurin e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 11 January 2018

Këngëtari dhe aktori Ricky Martin ka konfirmuar se ai dhe partneri i tij, Jwan Yosef, janë të martuar.

Duke folur me E!, Martin tha “Unë tashmë jam një bashkëshort, mirëpo do të bëjmë një ndejë madhështore brenda disa muajsh. Do t’ju mbaj të informuar” ka thënë këngëtari, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi shkëmbyer premtime, dhe ne kemi betuar gjithçka, ne kemi nënshkruar të gjitha letrat që na duhej të nënshkruanim”, vazhdoi Martin.

-Advertisement-

Sa për martesën e çiftit, Martin tha se është planifikuar një festim tre-ditor.

Martin dhe artisti Yosef kanë qenë së bashku që nga viti 2016 dhe shpallën lidhjen e tyre më vonë atë vit në The Ellen DeGeneres Shoë . Ata janë prindër të binjakëve tetëvjeçar Matteo dhe Valentino.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera