Lajme

Richard Grenell sot takohet me Aleksandër Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 24 January 2020

Pas vizitës që e zhvilloi në Kosovë, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, po qëndron për vizitë në Serbi.

Para se të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, takim ky që mbahet në orën 09:00, ambasadori Richard Grenell tha me të arritur atje të enjten se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk do të donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejonte që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

-Advertisement-

“Fakti është që ne jemi të përqendruar në këto çështje, por më duhet të them që ekziston një afat i shkurtër kohor – Presidenti Trump nuk dëshiron të humbasë kohë the nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka asnjë shenjë të përparimit”.

“Ne nuk duam që të humbasim kohë ose të imponojmë zgjidhje. Shpresoj që serbët dhe Kosova do ta shfrytëzojnë mundësinë që e kanë tani”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera