Riatdhesohen 72 shqiptarë nga Anglia dhe Franca

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 24 June 2022
Policia e Shtetit të Shqipërisë tha se gjatë dy ditëve të fundit, në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjenden në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”.
Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë.
Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt në territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, për vepra te ndyshme penale të kryera në Francë.
Katër prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Policia thotë se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme./A2
Të tjera
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...
-
Haxhiu pret përgjigje pozitive nga opozita: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pret që partitë opozi...
-
“Shamanët”, njësia sekrete ukrainase që po sulmon rusët edhe në territorin e tyre
“Shamanët” ukrainas – një njësi sekrete, më elitare e komandove ukrainase – u...
-
Finlandës dhe Suedisë u hapet rruga për anëtarësim në NATO, Turqia ua heq bllokadën
Turqia ka hequr bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë, duke u hapur kështu rru...
-
Kaq është numri i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e Trustit
Një peticion ka nisur të nënshkruhet në ttërë Kosovën për të kërkuar lejimin ...
-
Çfarë të presim nga Samiti i NATO-s që po mbahet sot dhe nesër?
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Madrid më 28-30 qershor për një nga ta...
-
Inspektorati i Tregut në aksion, këto janë veprimtaritë e inspektuara
Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë aksion në inspektimin e pikave të karburan...