Lajme

Hamiti: Në kabinetin e luftës të Kasapit të Ballkanit bënin pjesë edhe Vuçiqi e Daçiqi

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 08 December 2019

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku kishte thënë se masakra e Reçakut është fabrikim dhe që nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Ai ka thënë se në kabinetin e luftës të Kasapit të Ballkanit bënin pjesë edhe Vuçiqi e Daçiqi, liderët aktualë të Serbisë, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk ka dënim pa ekuivoke të deklaratave të Vuçiqit. Presidenti i Serbisë është me sa duket autokrati i parapëlqyer i Perëndimit në Evropë.

-Advertisement-

S’kemi parë ende dënim pa ekuivoke të deklaratave të Vuçiqit ‘për liderin e madh Millosheviq’, që i bëri vitin e kaluar në Mitrovicë, apo mohimin që i bëri ky këto ditë dhjetori masakrës së Reçakut të janarit të vitit 1999, kur u vranë dhjetëra shqiptarë prej trupave të Qeverisë së Millosheviqit.

Në kabinetin e luftës të Kasapit të Ballkanit bënin pjesë edhe Vuçiqi e Daçiqi, liderët aktualë të Serbisë.

Shpesh na bie të dëgjojmë lëvdata nga politikanë e diplomatë perëndimorë për liderin e ‘guximshëm’ Vuçiq, duke e parë si të reformuar e madje demokrat. Vetëm rrallë, pa ia përmendur emrin, rrotull, ndonjë kritikë të butë për të, si tue e marrë me të mirë kur shkallon me deklarata si këto që u përmendën.

I guximshëm është Vuçiqi kur mohon luftën gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa masakrat si ajo e Reçakut, gjerësisht e dëshmuar si e tillë në sistemin ndërkombëtar, i quan ‘fabrikime’. I gjithë establishmenti i Serbisë është i guximshëm në këtë pikë”, është shprehur Hamiti./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera