Lajme

Rezulton pozitiv me COVID-19, podujevasi nuk vetizolohet

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 14 August 2020

Një person nga Podujeva nuk u vetziloua ani pse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan gazeta inFokus.

Ai kishte dalë nga shtëpia duke mos iu përmbajt masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

“PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE

Podujevë 13.08.2020-07:58. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk iu ka përmbajtur rekomandimit për vet izolim pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndaj të dyshuarit  me vendim të  prokurorit është inicuar rasti në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera