Lajme

Rezultati në Prishtinë – LVV e para, por ja kush u rendit si partia e katër

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 10 February 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 94% të votave në Komunën e Prishtinës.

Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me 46.80% të votave, duke ruajtur pozitat e para në këtë komunë.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 25.54% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 18.43%.

-Advertisement-

Koalicioni për Familje është renditur si partia e katërt me 4.23%, ndërsa AAK-Nisma ka marrë 3.31% të votave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera