Lajme

Rezultati i zgjedhjeve në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 22 May 2023

Me numërimin e votave tashmë në 99.61% në Greqi, Demokracia e Re siguron 40.79% dhe 146 mandate. Nga ana tjetër SYRIZA ka marrë 20.07% dhe 71 mandate, PASOK – KINAL 11.46% dhe 41 mandate KKE siguron 26 vende dhe Zgjidhja Helenike merr 16 mandate.

Përqindja e partive që kanë mbetur jashtë Kuvendit arrin në 16%. Në veçanti, ND shfaqet me përqindje dukshëm të rritura krahasuar me vitin 2019, kur mori 39,85%, ndërsa SYRIZA shënoi një rënie të ndjeshme prej 11 %, teksa në vitin 2019 mori një përqindje prej 31,53%.

Në fakt, kryeministri komentoi rezultatin, duke folur për një “ tërmet politik ”, menjëherë pas urimeve që mori nga rivalët e tij politikë, Alexis Tsipras dhe Nikos Androulakis . Megjithatë, përqindja e abstenimit te zgjedhjet është e lartë dhe ka arritur në 39.08%.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera