Lajme

Rezultati i votave me kusht në Prishtinë, Vitia merr 91 vota më shumë se sa Rama

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 18 November 2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

Në komunën e Prishtinës nga këto dy kategori më së shumti vota ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Vitia ka marrë 1 mijë e 163 vota ose 91 më shumë se kundërkandidati. Kurse, Përparim Rama fituesi i balotazhit ka marrë nga këto kategori 1 mijë e 72 vota.

Kujtojmë që në balotazh Përparim Rama ka marrë 40 mijë e 659 vota kurse Arben Vitia ka marrë 38 mijë e 958 vota.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera