Lajme

“Rezultati i 14 shkurtit s’do të përsëritet në zgjedhjet lokale”

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 07 September 2021

Deklarata e fundit e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca rreth mundësisë për të shtyrë datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale, ka nxitur reagime nga shumë kryetarë e kandidatë për kryetarë të komunave në Kosovë.

Për këtë ka folur edhe kryetari aktual i Vushtrrisë, njëherësh kandidat i LDK-së në garë edhe për një mandat në këtë komunë, Xhafer Tahiri.

Sipas tij, një gjë e tillë cenon demokracinë dhe si temë është përmendur nga Konjufca me të vetmin qëllim që ta tërheqë vëmendjen e popullit nga keqmenaxhimi i Qeverisë me vendin, në theks të veçantë nga dështimi i tyre në luftë me pandeminë.

-Advertisement-

“Dështimi i një qeverie për të menaxhuar pandeminë nuk duhet të mbulohet duke shpikur tema që as që duhet diskutuar. E gjithë kjo është shpikur me qëllim që të largohet vëmendja e publikut nga keqmenaxhimi dhe dështimi total i një qeverie e cila e ka braktisur popullin e Kosovës në momentin më të rëndë. Zgjedhjet janë shtylla e një demokracie dhe ne në Kosovë e kemi pagur një çmim të lartë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, prandaj shtyrja e zgjedhjeve do ta cenonte këtë demokraci,” – tha Tahiri.

Sipas tij, Qeveria “Kurti 2” e ka humbur besimin e qytetarëve gjersa u shpreh i bindur që rezultati i 14 shkurtit nuk do të përsëritet në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Kjo qeveri ka ra dhe ka humbur besimin e qytetarëve dhe zhgënjimi te qytetarët është i madh. Matjet e opinionit tregojnë që nuk do të ketë përsëritje të 14 shkurtit në zgjedhjet e 17 tetorit dhe kjo për neve nuk përbën asnjë befasi sepse sentimenti i qytetarit për LDK-në është një sentiment i jashtëzakonshëm i krijuar për 30 vite dhe qytetarët nuk e kanë problem që të rikthehen të mbështesin prapë LDK-në,” – shtoi ai në ATV.

Tahiri tutje tha se si LDK, zgjidhjen më të mirë në këtë periudhë pandemike e shohin shkurtimin e kohëzgjatjes së fushatës elektorale dhe shmangien e tubimeve masive. Ai deklaroi se personalisht fushatën do ta zhvillojë online dhe derë përdere, por jo dore përdore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera