Lajme

Rezultatet zgjedhore, Presidentja del me reagim: KQZ ka konfirmuar se ka dështuar softueri – çdo votë të numërohet saktë

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 09 February 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një reagim lidhur me zgjedhjet e mbajtura sot, ku ka përgëzuar qytetarët për, siç ka thënë, kulturën e lartë demokratike të treguar edhe në këtë proces zgjedhor.

Osmani ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Mirëpo thuhet se pas dështimit të softuerit, informacion i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

-Advertisement-

“Presidentja e Republikës së Kosovës përgëzon qytetarët që, edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike. Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme. Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë. Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në deklaratën e Presidentes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera