Lajme

Rezultatet përfundimtare në Podujevë, LDK-ja 18 vota më shumë se VV-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 28 October 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 17 tetor.

Sipas këtyre rezultateve, në komunën e Podujevës kandidati i LDK-së dhe ai i LVV-së kanë dallim vetëm 18 vota

Kandidati i LDK-së Ekrem Hyseni ka gjithsej 16, 925 vota apo 44,20 %.

-Advertisement-

Kurse, kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi ka 16,907 vota apo 44,16%.

Kujtojmë, se komuna e Podujevës është në mesin e 21 komunave të cilat do të shkojnë në balotazh, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur votat e mjaftueshme mbi 50%.

Në tabelën më poshtë mund të shikoni votat e secilit kandidat për komunën e Podujevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera