Sport

Rezultatet pas përfundimit të pjesve të para në Superligë

Autori: Erion Maliqaj 13:48 | 01 December 2018

Në elitën e futbollit kosovar nga ora 13:00, kanë nisur katër duele mjaftë interesante që i takojnë xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus/

Në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” Feronikeli pas 45 minutave të parë është duke fituar më rezultat minimal 1-0 kundër Flamurtarit, më golin e realizuar nga Yll Hoxha në minutën e 16’.

Takimi tjetër që po luhet në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Lirisë pas 45 minutave të luajtur ka përfunduar më rezultat 1-0 për Llapin më golin e shënuar nga Hamdi Namani në minutën e 31’.

-Advertisement-

Në  Skenderaj, Drenica është duke fituar më rezultat 2-0 kundër KEK-ut, më golat e shënuar nga Abazi , ndërsa në stadiumin e qyteti në Gjilan, Gjilani dhe Ferizaj po luajnë baras 0-0./Gazeta inFokus/

Rezultatet pas pjesve të para

Feronikeli 1-0 Flamurtari

Llapi 1-0 Liria

Drenica 2-0 KEK-u

Gjilani 0-0 Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera