Lajme

Rezultatet në ‘PISA’, Molliqaj- Këta bëjnë matematikë veç për hesape të veta!

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 05 December 2023

Pas rezultateve jo të mira në testin ‘PISA’ ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se rezultatet katastrofale në këtë test nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë.
“Rezultatet katastrofale të testit PISA po nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë, nëse nuk është investim në spektaklin e liderit. Asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje, për të tjerët që s’janë në rrethin e ngushtë të lidershipit. Së pari Villat në Marigona, pastaj klasat e çerdhet? E njohim këtë skenar. Është ditur në krye të herës kur e dekoroi Nagavcin me pozitën e Ministres. Dekorim për besnikërinë partiake, asgjë më shumë. Rezultati në PISA është veç më i keq sesa në vitin 2018. U konfirmua kur e pengoi reformën në arsim në Kamenicë” shkruan Molliqaj.
Ai thotë se shpërfillja totale nga ana e qeverisë për të investuar në arsim shihet prej larg.
“Andaj, rezultatet e PISA nuk mund të mbeten vetëm numra; ato janë aktakuzë për një qeveri që i shërben vetëm një qytetari dhe një koalicioni të vogël ministrash e deputetësh për më shumë privilegje, më shumë begati. Një mentalitet i tillë e përjetëson dhe riprodhon gjendjen e rëndë në arsim në fund të listës”

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera