Lajme

Rezultatet e KQZ-së: VV prin me 41.11 %PDK e dyta me 22.09 %

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 10 February 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit mbi procesin e numërimit të votave.

Deri në orën 09:05 janë numëruar 88.83% e votave, ose 2,250 nga 2,533 vendvotime sa janë gjithsej.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 41.11% të votave. Pas saj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.09%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17.65%.

-Advertisement-

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndodhet në vendin e katërt me 7.64% të votave.

Koalicioni për Familje ka siguruar 2.30% të votave, duke u renditur pas partive kryesore./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera