Sport

Rezultatet e arritura në Grupin A dhe B në Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 22 November 2020

Në kuadër të xhiros së 11-të në Grupin A dhe B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll sot (e diele) janë zhvilluar 8 ndeshje, shkruan Gazeta inFokus.

Në Grupin A, Malisheva e ka mposhtur Trepçën me rezultat minimal 1-0, kurse Drenasi dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 2-2.

Vëllaznimi ka pësuar humbje në shtëpi nga A&N me shifrat 1-0, ndërsa Istogu ka triumfuar në udhëtim te Vushtrria me rezultat minimal 1-0.

-Advertisement-

Liria dhe Onixi janë ndarë në paqe, pasi kanë luajtur baras 0-0.

Në Grupin B, Ferizaj e ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 2-0, Ulpiana ka triumfuar ndaj KEK-ut po ashtu me shifrat 2-0, kurse Dardan ka pësuar humbje në shtëpi nga Kika 2-0.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet e arritura sot në Grupin A dhe B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Grupi A

Liria 0–0 Onix

Vushtrria 0–1 Istogu

Drenasi 2–2 Dukagjini

Vëllaznimi 0–1 A&N

Malisheva 1–0 Trepça

Grupi B

Ulpiana 2–0 KEK-u

Ferizaj 2–0  2 Korriku

Dardana 0–2 Kika./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera