Fokus

Rezultat befasues në pyetjen se a jeni shqiptar apo kosovar

Autori: Halil Berisha 17:37 | 20 November 2019

Dikur, shqiptar e kosovar, ishin një, në një shtet.

Por, më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj, derisa Kosova, mbeti pa një shtet të vetin të pavarur, shkruan gazeta inFokus.

Afër 1 shekull pas kësaj ngjarje të madhe për shqiptarët, ndodhi edhe një gjë tjetër, që ndali shumë vuajtje, dhimbje e luftë.

-Advertisement-

Tani, më 17 shkurt të vitit 2008, edhe Kosova ka shtetin e saj.

E që nga kjo kohë, tani ka lindur një dilemë tjetër që qytetarët e Kosovës, a duhet të quhen shqiptar apo kosovar, shkruan gazeta inFokus.

Për të parë se çka mendojnë e preferojnë, Gazeta inFokus, ka realizuar një sondazh 1-ditor, me pyetjen “A jeni shqiptar apo kosovar”.

Për 24 orë, në këtë sondazh votuan plot 7 mijë qytetar, por që rezultati është goxha befasues.

Kosovar thonë që duhet të quhen 53% e atyre që morën pjesë në sondazh, derisa tjetrën e preferojnë 47% e tyre, shkruan gazeta inFokus.

E nëse kthehen në shifra, prej 7 mijëve, 3 mijë e 700 thanë që janë kosovar, ndërsa 3 mijë e 300 shqiptar.

Nga kjo i bie që nga kjo shifër 400 qytetar më shumë thonë që janë kosovar se sa shqiptar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera