Rozë

Rezarta Shkurta zbulon planet për një fëmijë të dytë: Duhet… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 18 October 2021

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë. Ajo ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të tyre, madje edhe atyre paksa personale.

Ermal Hoxha dhe biznesmenja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera. Tashmë që e vogla e tyre është shtatë vjeç, ndjekësit në rrjete sociale janë kuriozë të dinë nëse çifti ka në plan ta zgjerojë familjen.

“Një bebe për Herën duhet tani”, i ka shkruar një ndjekës Rezartës, e cila i përgjigjet shumë shkurt: “Duhet, dakord jam!”.

-Advertisement-

Ndërsa më pas një tjetër e pyet: “A je xheloze për bashkëshortin tënd? A do i bëje një motër ose vëlla Herës?”.

“Fare, se e di që vdes për mua!”, shprehet këngëtarja e njohur. Çifti ngriti dyshimet e para se po bëheshin prindër për herë të dytë gjatë kohës që ishin me pushime verore në Greqi.

Rezarta publikoi një foto e veshur me një body të bardhë dhe me një pelerinë tyli po ashtu të bardhë, ndërsa Ermali shfaqej i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një palë pantallona bezhë të shkurtra.

Hoxha qëndronte pas partneres, së cilës ia kishte vënë duart tek barku, që dukej pak më i fryrë se zakonisht.

“Dielli me Rrezen e tij!”, shkroi artistja krahas imazhit, duke nxitur komentet se çifti do të bëheshin prindër për herë të dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera