Rezarta Krasniqi i reagon Besnik Bislimit për masat ndëshkuese, liston projektet e bllokuara në vlera milionëshe
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 24 December 2023
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministrit Besnik Bislimi i cili tha se masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës nga SHBA dhe BE “kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës”.
Krasniqi thotë se Bislimi është përpjekur për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie e cila i injoroi e nuk i përfilli aleatët.
Deputetja thekson se si pasojë e masave të vendosura janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.Postimi i saj i plotë:
Zv/Kryeministri Besnik Bislimi, qenka përpjekur sot për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie, duke e akuzuar BE-në se e dëmtuan imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, me sanksionet e vendosura, të cilat kanë ardhur si përgjigje ndaj injorimit dhe mos përfilljes në veprimet e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pa koordinim me aleatët tanë, BE dhe SHBA-në, ku për pasojë e masave të vendosura janë bllokuar projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.
Ky pushtet është fatkeqësia e vendit!
Disa nga projektet e bllokuara janë së në vijim:
• 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
• 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
• 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
• 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
• 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
• 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
• 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
• 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
• 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
• 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
• 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
• 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë
Të tjera
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...