Sport

Rey Manaj flet pasi realizoi tri gola për Barcelonën, ka një kërkesë për bashkëlojtarët

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 21 July 2021

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, i ka shënuar golat e parë në fanellën e Barcelonës, shkruan Gazeta inFokus.

Manaj ka realizuar Hat-Trick në takimin miqësor që Barcelona e fitoi ndaj ekipit nga Liga e Tretë e Spanjës, Gimnastic.

Pas ndeshjes ka folur futbollisti shqiptar, i cili ka thënë se do ta merr topin si kujtim, duke kërkuar nga shokët e skuadrës të ia firmosin.

-Advertisement-

“Do të marr topin si kujtim, dua që të ma firmosin të gjithë shokët e skuadrës”, ishin fjalët e para të Manajt pas përfundimit të ndeshje. Dua të vazhdoj të punoj në mënyrë që ndeshja e sotme të mos jetë vetëm një kujtim. Këto ndeshje vlejnë që të gjejmë ritmin. Shfrytëzuam kartonin e kuq në pjesën e parë që të fitonim këtë ndeshje”, deklaroi Manaj.

Hat-Tricku i shënuar sot nga Manaj, mund ti ndihmojë atij që të ftohet për ekipin e parë në edicionin e ri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera