Rexhepi: Ka lëvizje pozitive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 09 June 2023
Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, gjatë takimit të radhës të Grupit koordinues ndërinstitucional për të drejtat e njeriut ka thënë se Kosova ka shënuar lëvizje pozitive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi dhe afirmimi i komunitetit serb.
Rexhepi u shpreh se ka edhe lëvizje pozitive në implementimin e ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut. Ajo e ka theksuar si problem gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.
“Në rrjetet sociale gjuha e urrejtjes është shumë e madhe, që sipas meje paraqet një problem të madh edhe më tutje e cila mund të paraqitet më shumë në vitet në vijim,. Ajo është një prej fenomeneve brengosës në shoqërinë tonë. Shoqëria jonë duhet të edukohet më shumë nëpërmes programeve të ndryshme me dialogun ndëretnik duke luftuar specifika të ndryshme të popullatës në vendin tonë“, ka deklaruar Rexhepi.
Teksa ka listuar disa nga të arritura që sipas saj janë bërë, Rexhepi u shpreh se sfidë mbetet integrimi i të drejtave dhe afirmimi i komunitetit serb në veri të Kosovës. Ajo tha se si shtet duhet të ofrohet respektim për të gjithë qytetarët të Kosovës duke nisur nga Leposaviqi e deri në Dragash.
“Jemi dëshmitarë të lëvizjeve pozitive për kontekstin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Kosovë, ballafaqohemi edhe me sfida të mëdha e të cilat na përcjellin nga 2022 në veri të vendit tonë dhe kërkojmë vëmendjen tonë të pandërprerë për integrimin e të drejtave, afirmimin e komunitetit serb, gjegjësisht të sigurohen të drejtat e komunitetit pakicë, ashtu siç parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës dhe ajo duhet për garantimin dhe avancimin e standardit universal të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vetë dhe si shteti që anon kah shoqëri inkluzive dhe jemi të obliguar që të gjithë mundësitë t’u japim që këto të drejta të respektohen për secilin qytetarët duke filluar nga Leposaviqi e deri në Dragash“, theksoi ajo.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka konsideruar inkurajues faktin që janë rritur përpjekjet për zbatim të rekomandimeve të jepen nga institucioni që drejton ai.
“Inkurajuese dhe çka dua të shpreh falënderim të veçantë është përpjekja që po bëjnë autoritetet me kuptua rëndësinë që ka zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe kjo mëritë pa dyshim që i takon politikave që zbaton qeveria”, theksoi ai.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, Habit Hajredini, u shpreh se programi qeverisës për të drejtat e njeriut ka katër objektiva kryesore si: përmirësimi i qeverisjes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, promovimi i jetës së shëndetshme dhe lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë.
Bazuar në këtë program, Hajredini u shpreh se ka disa përmirësime kyçe si futja në funksion i kornizës së tregues të të drejtave të njeriut, respektimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe të tjera. Krahas të arriturave, Hajredini theksoi se nevojitet mobilizim institucional për zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut./ kp

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...