Lajme

Rexhep Selimi tregon se a do ti përgjigjet ‘Vetëvendosje’ ftesës së Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 22 July 2018

A do ti përgjigjet ‘Vetëvendosje’ ftesës së Kadri Veselit? – Flet Rexhep Selimi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës një herësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë dërguar një ftesë partive politike që të mbajnë një takim për të diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Veseli ka propozuar që takimi i parë të mbahet të hënën, me datën 23 korrik me fillim nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Selimi ka deklaruar se Kosova ka Kuvendin e saj ku duhet të diskutohet dhe të merren vendime.“Veseli, në cilësinë e kryetarit të PDK-së mund t’i mbledhë forumet e partisë së tij, jo subjektet tjera politike, aq më pak Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit, situata është shumë më serioze se sa të bëhen shaka me thirrje të tilla.

“Zëvendësimi i diskutimeve dhe vendimeve në Kuvend mund të jenë vetëm sheshet dhe demonstratat, e jo skutat dhe qoshet. Ose në Kuvend ose në shesh”, ka përfunduar Selimi.

Lidhur me këtë ftesë Indeksonline janë deklaruar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku është theksuar se ende nuk dihet qëndrimi rreth kësaj çështje por me shumë gjasë përgjigja do të jetë negative.

Ndryshe dialogu në mes Kosovë dhe Serbisë vazhdon të zhvillohet pavarësisht se zbatimi i shumë prej marrëveshjeve të arritura deri më tani nuk është bërë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera