Lajme

Rexhep Selimi: Presim që Ramush Haradinaj do ta shkarkoj ministrin e Bujqësisë!

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 14 September 2017

Kryeministri Haradinaj duhet ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo.

Kështu vlerëson deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi. Sipas tij kjo çështje ka shkaktuar mjaft problem dhe Haradinaj duhet dhënë fund kësaj.

“Kjo çështje është bërë tashmë problematik e mjaftueshme sa ta kuptojë kryeministri se çfarë ministri ka në qeveri”, tha Selimi në një deklaratë të dhënë Gazetës Blic.

-Advertisement-

I pyetur se a do të protestoj Vetëvendosja kundër ministrit serb, Selimi tha që ndoshta nuk do të ketë nevojë për shkak se Haradinaj do të bindet vet për ta shkarkuar ministrin i cili dyshohet që ka torturuar shqiptarët gjatë luftës.

“Presim që Haradinaj ta shkarkojë pa pasur nevojë për protesta sikur në rastin e Jabllanoviqit, Haradinaj ka qenë vet dikur pjesë e protestave dhe e din se çfarë do të thotë kjo”, tha Selimi për Gazeta Blic.

Ndërkohë, në rrjetet sociale aktivistë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje po bëjnë thirrje për protesta nëse Haradinaj nuk do të marrë vendim që të shkarkoj ministrin e Bujqësisë.

Ndryshe, banorë të Lagjes Dardania në Prishtinë kanë theksuar se Nenad Rikalo ka maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës. Sipas banorëve të kësaj lagje të Prishtinës, ai bashkë më vallin e tij, kanë tortoruar shqiptarët në atë periudhë.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të flasë me anëtarët e kabinetit të kryeministrit Hardinaj, mirëpo ata nuk kanë treguar për hapat që do t’i ndërmarrë shefi i qeverisë.

Në anën tjetër, nga Aleanca Kosova e Re i kanë bërë thirrje Haradinajt që ta shkarkoj ministrin serb. Është sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Rrahim Pacolli ai i cili e ka kërkuar një gjë të tillë edhe publikisht nga shefi i ekzekutivit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera