Lajme

Rexhep Selimi jep detaje rreth protestës se Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 16 September 2018

Prej 21 shtatorit pritet të nisin protestat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesës tjetër të opozitës kundër nismave të Presidentit Hashim Thaçi e veprimeve të Qeverisë.

Ky është paralajmërimi i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili ka thënë se vjeshta në Kosovë do të nis me protesta.

“Çka dihet sigurt është se në vjeshtë ne veç do të jemi në protesta”, ka thënë Selimi, për Express, të dielën.

-Advertisement-

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës të organizojnë bashkërisht protestat kundër Qeverisë dhe Presidentit. E kanë injoruar PSD’së, parti kjo e themeluar nga ish-deputetët e Vetëvendosjes.

Deputeti Selimi që ka qenë njëri prej themeluesve kryesor të UÇK’së ka thënë se edhe pak ditë po konsultohen me qytetarë për të nisin pastaj protestat.

“Ne jemi duke i vazhduar tubimet tona me qytetarë. Po diskutojmë me ta rreth protestave në vend. Ende nuk e dimë saktë se kur do t’i mabjmë ato, për atë edhe po komunikojmë me qytetarët”, ka shtuar ai.

Selimi ka thënë se do t’i ftojnë të gjitha partitë opozitare, pa ua përmendur emrin, në organizimin e protestave.

Nuk ka folur konkretisht nëse do t’i dërgohet ftesa edhe PSD’së.

“Ne gjithsesi do të diskutojmë edhe me partitë opozitare por edhe me shoqërinë civile rreth datës. Po presim edhe bashkëpunimin e tyre ne këtë kauzë”, ka thënë njëri prej deputetëve më të votuar të VV’së.

Sipas tij, pjesë e protestës do të jenë edhe shoqëria civile dhe njerëz që nuk pajtohen me gjendjen aktuale në Kosovë.

Partia e themeluar nga Albin Kurti e ka kundërshtuar idenë e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshim e korrigjim kufijsh, pasi sipas tyre, e njëjta mund ta coptojë Kosovën.

Kundër një nisme të tillë kanë dalë edhe LDK’ja e PSD’ja. Madje, qëndrim si të opozitës kanë edhe PDK e AAK dhe NISMA. Megjithëse, Shef i NISMA’s ka marrë pozitën e Kryenegociatorit me Serbinë, një pozitë kjo më e ultë se e Presidentit Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera