Lajme

Rexhep Selimi i jep përgjigjen përfundimtare ofertës së Anton Qunit të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 25 March 2020

Rexhep Selimi, Shef i Grupit Parlamentar të VV-së i ka dhënë përgjigjen e partisë së tij për ofertën që Anton Quni e drejtoi për Albin Kurtin.

Selimi tha se kanë biseduar gjatë pauzës por ai filloi të citonte Agim Veliun nenkryetarin e LDK-se  i cili gjatë kohës së pauzës në një prononcim për media tha se Quni nuk ka të drejtë të flasë në emer të LDK-së.

Selimi tha se oferta nuk mund te pranohet pasi Veliu tha se Quni nuk ka te drejte te flas ne emer te LDK-se.

-Advertisement-

Selimi citoi edhe disa deputetë të tjerë të LDK-së të cilët thanë se duhet të rrëzohet kjo qeveri.

“Kemi vetëm një mundësi ta votoni kundër mocionin për rrëzimin e qeverisë”, ka përfunduar Selimi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera